
Në Shkodër u zhvilluan aktivitetet Ekspozita “Një Fotografi Një Ajet” dhe “Turneu Fotografik”
Në Shkodër u zhvilluan aktivitetet Ekspozita “Një Fotografi Një Ajet” dhe “Turneu Fotografik”
Në kuadër të projektit “Një Fotografi, Një Ajet”, si bashkëpunim i Institutit Yunus Emre Shkodër me Lëvizjen “Genç Değer”, më 9–11 tetor 2026 u zhvilluan në Shkodër aktivitetet ekspozita “Një Fotografi Një Ajet” dhe “Turneu Fotografik”.
Hapja e ekspozitës, e ideuar në kuadër të konkursit “Një Fotografi, Një Ajet” dhe që përmban fotografi të frymëzuara nga ajetet e Kur’anit Famëlartë, u realizua më 9 tetor 2026, në orën 14.00, në hollin hyrës të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Dega e Djemve. Ekspozita u hap me fjalën përshëndetëse të Koordinatores së Projektit znj. Hatice Ruken Malay, fjalën e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari si dhe me leximin e Kur’anit Famëlartë nga Hafiz Bayram Bilgin, i emëruar në Shkodër nga Përfaqësia e Shërbimeve Fetare të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Shoqatës “Humanitare Vëllazërore Kulturore İstanbul” z. Ridvan Seferaj, drejtorët dhe koordinatorët e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve dhe e vajzave si dhe shumë të ftuar. Më 10 tetor, ekspozita u prezantua për vizitorët në oborrin e Xhamisë së Parrucës.
Në vijim të aktiviteteve, më 11 tetor u organizua aktiviteti “Turneu Fotografik”, me pjesëmarrjen e nxënëseve të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dega e vajzave. Nxënëset patën mundësinë të fotografonin vendet historike dhe natyrore të Shkodrës dhe të lidhnin bukuritë e vëzhguara me ajetet e Kur’anit Famëlartë. Pas realizimit të fotografive, u zhvillua një bisedë në Institutin Yunus Emre Shkodër me nxënëset, gjatë së cilës u diskutua rreth fotografive të realizuara. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi elementet e pasqyruara në fotografi dhe lidhjen e tyre me ajetet.
Aktivitetet, të cilat synojnë t’i nxisin të rinjtë të reflektojnë mbi ajetet përmes artit të fotografisë dhe ta zbulojnë ambientin që i rrethon nga një këndvështrim tjetër, kontribuan në zhvillimin e ndërgjegjësimit kulturor dhe artistik, duke ndërthurur artin me vlerat shpirtërore.
Fotoğraf Galerisi
Son Faaliyetler
Kültür ve sanata dair güncel faaliyetlerimizi keşfedin.